-
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Marcos 13:19|
Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë.
-
20
|Marcos 13:20|
Dhe, nëse Zoti nuk do t´i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi.
-
21
|Marcos 13:21|
Atëherë, nëse dikush do t´ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "Éshtë atje", mos e besoni.
-
22
|Marcos 13:22|
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.
-
23
|Marcos 13:23|
Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë'.
-
24
|Marcos 13:24|
'Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet;
-
25
|Marcos 13:25|
yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.
-
26
|Marcos 13:26|
Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.
-
27
|Marcos 13:27|
Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t´i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.
-
28
|Marcos 13:28|
Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 1-3