-
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Marcos 12:33|
dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet'.
-
34
|Marcos 12:34|
Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend, i tha: "Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë'. Dhe kurrkush nuk guxoi më ta pyesë.
-
35
|Marcos 12:35|
Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: "Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit?
-
36
|Marcos 12:36|
Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t´i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".
-
37
|Marcos 12:37|
Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?'. Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje.
-
38
|Marcos 12:38|
Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: "Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t´i përshëndetin në sheshe,
-
39
|Marcos 12:39|
dhe të kenë vendet e para në sinagoga dhe vendet e para në gosti,
-
40
|Marcos 12:40|
që i gllabërojnë shtëpitë e të vejave dhe, për t´u dukur, luten gjatë; ata do të marrin një gjykim më të rreptë!'.
-
41
|Marcos 12:41|
Dhe Jezusi u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar; shumë të pasur hidhnin shumë.
-
42
|Marcos 12:42|
Erdhi një e ve e varfër dhe hodhi dy monedha të vogla, domethënë një kuadrant.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5