-
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Marcos 12:23|
Në ringjallje, pra, kur të ringjallen, gruaja e kujt do të jetë ajo? Sepse që të shtatë e patën grua'.
-
24
|Marcos 12:24|
Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: "A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?
-
25
|Marcos 12:25|
Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri, as do të martohen as do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.
-
26
|Marcos 12:26|
Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit"?
-
27
|Marcos 12:27|
Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë'.
-
28
|Marcos 12:28|
Atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: "Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?'.
-
29
|Marcos 12:29|
Dhe Jezusi u përgjigj: "Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot",
-
30
|Marcos 12:30|
dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!". Ky është i pari urdhërim.
-
31
|Marcos 12:31|
Dhe i dyti i ngjan këtij: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta'.
-
32
|Marcos 12:32|
Atëherë skribi i tha: "Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s´ka asnjë tjetër përveç tij;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 1-3