-
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Marcos 12:13|
Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë.
-
14
|Marcos 12:14|
Këta erdhën dhe i thanë: "Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme t´i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t´ia paguajmë apo jo?
-
15
|Marcos 12:15|
Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: "Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!'.
-
16
|Marcos 12:16|
Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: "E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?'. Ata i thanë: "E Cezarit'.
-
17
|Marcos 12:17|
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: "I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë'. Dhe ata u çuditën nga ai.
-
18
|Marcos 12:18|
Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:
-
19
|Marcos 12:19|
'Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t´i lindur pasardhës vëllait të tij.
-
20
|Marcos 12:20|
Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
-
21
|Marcos 12:21|
E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.
-
22
|Marcos 12:22|
Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5