-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 12:1|
Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t´i hanë.
-
2
|Mateo 12:2|
Por farisenjtë, kur panë këtë, i thanë: "Ja, dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën'.
-
3
|Mateo 12:3|
Dhe ai u tha atyre: "A nuk keni lexuar vallë se ç´bëri Davidi kur pati uri, ai dhe ata që qenë me të?
-
4
|Mateo 12:4|
Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t´i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?
-
5
|Mateo 12:5|
Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?
-
6
|Mateo 12:6|
Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.
-
7
|Mateo 12:7|
Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime", nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.
-
8
|Mateo 12:8|
Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës'.
-
9
|Mateo 12:9|
Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;
-
10
|Mateo 12:10|
dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: "A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11