-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Mateo 12:21|
Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij'.
-
22
|Mateo 12:22|
Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.
-
23
|Mateo 12:23|
Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: "A mos është ky i Biri i Davidit?'.
-
24
|Mateo 12:24|
Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: "Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve'.
-
25
|Mateo 12:25|
Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: "Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.
-
26
|Mateo 12:26|
Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?
-
27
|Mateo 12:27|
Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
-
28
|Mateo 12:28|
Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.
-
29
|Mateo 12:29|
Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t´i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t´ia plaçkisë shtëpinë.
-
30
|Mateo 12:30|
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40