-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Mateo 15:21|
Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit.
-
22
|Mateo 15:22|
Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: "Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon!'.
-
23
|Mateo 15:23|
Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: "Lëshoje atë, sepse po bërtet pas nesh'.
-
24
|Mateo 15:24|
Por ai u përgjigj dhe tha: "Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit'.
-
25
|Mateo 15:25|
Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: "O Zot, ndihmomë!'.
-
26
|Mateo 15:26|
Ai u përgjigj, duke thënë: "Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t´ua hedhësh këlyshëve të qenve'.
-
27
|Mateo 15:27|
Por ajo tha: "Éshtë e vërtetë, Zot, sepse edhe këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre'.
-
28
|Mateo 15:28|
Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: "O grua, i madh është besimi yt! t´u bëftë ashtu si dëshiron'. Dhe që në atë çast e bija u shërua.
-
29
|Mateo 15:29|
Pastaj, mbasi u nis që andej, Jezusi erdhi pranë detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul atje.
-
30
|Mateo 15:30|
Dhe iu afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë, të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë; i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11