-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Mateo 15:31|
Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecët flisnin, sakatët shëroheshin, të çalët ecnin dhe të verbërit shihnin; dhe lëvdonin Perëndinë e Izraelit.
-
32
|Mateo 15:32|
Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha: "Unë kam mëshirë për turmën, sepse u bënë tri ditë që rri me mua dhe nuk ka asgjë për të ngrënë; nuk dua t´i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës'.
-
33
|Mateo 15:33|
Dhe dishepujt e tij i thanë: "Po ku mund të gjejmë në këtë vend të shkretë aq bukë sa të ngopim një turmë kaq të madhe?'.
-
34
|Mateo 15:34|
Dhe Jezusi u tha atyre: "Sa bukë keni?'. Ata thanë: "Shtatë dhe pak peshq të vegjël'.
-
35
|Mateo 15:35|
Atëherë ai u dha urdhër turmave që të uleshin për tokë.
-
36
|Mateo 15:36|
Pastaj i mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës.
-
37
|Mateo 15:37|
Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë kosha plot.
-
38
|Mateo 15:38|
Dhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.
-
39
|Mateo 15:39|
Pastaj, mbasi e lejoi turmën, hipi në barkë dhe u drejtua për në krahinën e Magdalas.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11