- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Mateo 16:1|
									Pastaj iu afruan farisenjtë dhe saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t´u tregojë një shenjë nga qielli.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Mateo 16:2|
									Por ai iu përgjigj atyre dhe tha: "Në mbrëmje ju thoni: "Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është i kuq".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Mateo 16:3|
									Dhe në mëngjes thoni: "Sot do të jetë stuhi, sepse qielli është i kuq dhe i vranët". Hipokritë, pra, ju dini të dalloni dukuritë e qiellit, por nuk arrini të kuptoni shenjat e kohës?									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Mateo 16:4|
									Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por nuk do t´i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona'. Dhe i la ata dhe shkoi.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Mateo 16:5|
									Kur dishepujt e vet arritën në bregun tjetër, ja që kishin harruar të marrin bukë me vete.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Mateo 16:6|
									Dhe Jezusi u tha atyre: "Kini kujdes dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve!'.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Mateo 16:7|
									Dhe ata arsyetuan ndërmjet tyre duke thënë: "Se nuk kemi marrë bukë'.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Mateo 16:8|
									Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: "O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush që nuk keni marrë bukë?									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Mateo 16:9|
									Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni të pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur?									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Mateo 16:10|
									Dhe të shtatë bukët për katër mijë bu-rra dhe sa kosha keni mbushur?									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18