-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 16:11|
Si nuk kuptoni që nuk e kisha fjalën për bukën kur ju thashë të ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?'.
-
12
|Mateo 16:12|
Atëherë ata e kuptuan se ai nuk u kishte thënë të ruheshin nga majaja e bukës, por nga doktrina e farisenjve dhe të saducenjve.
-
13
|Mateo 16:13|
Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: "Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?'.
-
14
|Mateo 16:14|
Dhe ata thanë: "Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët'.
-
15
|Mateo 16:15|
Ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam unë?'.
-
16
|Mateo 16:16|
Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: "Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë'.
-
17
|Mateo 16:17|
Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: "I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.
-
18
|Mateo 16:18|
Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.
-
19
|Mateo 16:19|
Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej'.
-
20
|Mateo 16:20|
Atëherë i urdhëroi dishepujt e vet që të mos i thonin askujt se ai ishte Jezusi, Krishti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11