-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 17:1|
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi;
-
2
|Mateo 17:2|
dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.
-
3
|Mateo 17:3|
Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.
-
4
|Mateo 17:4|
Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: "Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian'.
-
5
|Mateo 17:5|
Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: "Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!'.
-
6
|Mateo 17:6|
Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.
-
7
|Mateo 17:7|
Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha: "Çohuni dhe mos kini frikë!'.
-
8
|Mateo 17:8|
Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.
-
9
|Mateo 17:9|
Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë: "Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri'.
-
10
|Mateo 17:10|
Atëherë dishepujt e tij e pyetën duke thënë: "Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë më parë Elia?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 9-11