-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 17:11|
Dhe Jezusi u përgjigj: "Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.
-
12
|Mateo 17:12|
Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanë njohur, madje u sollën me të si deshën; kështu edhe Birit të njeriut do t´i duhet të vuajë prej tyre'.
-
13
|Mateo 17:13|
Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.
-
14
|Mateo 17:14|
Kur arritën afër turmës, një burrë iu afrua dhe, duke u gjunjëzuar para tij,
-
15
|Mateo 17:15|
tha: "Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë.
-
16
|Mateo 17:16|
Tani unë e solla te dishepujt e tu, por ata nuk mundën ta shërojnë'.
-
17
|Mateo 17:17|
Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha: "O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t´ju duroj? E sillni këtu tek unë'.
-
18
|Mateo 17:18|
Atëherë Jezusi e qortoi demonin dhe ky doli nga djali; dhe që nga ai çast djali u shërua.
-
19
|Mateo 17:19|
Atëherë dishepujt iu afruan Jezusit mënjanë dhe i thanë: "Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?'.
-
20
|Mateo 17:20|
Dhe Jezusi u tha atyre: "Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t´i thoni këtij mali: "Zhvendosu nga këtu atje", dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 1-3