-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 5:11|
Lum ju kur do t´ju shajnë dhe do t´ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.
-
12
|Mateo 5:12|
Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush'.
-
13
|Mateo 5:13|
'Ju jeni kripa e tokës; por në qoftë se kripa bëhet e amësht, me se mund ta rifitojë shijen? Nuk vlen për asgjë, veçse për t´u hedhur dhe ta shkelin njerëzit.
-
14
|Mateo 5:14|
Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur në majë të malit nuk mund të fshihet.
-
15
|Mateo 5:15|
Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t´u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi.
-
16
|Mateo 5:16|
Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej'.
-
17
|Mateo 5:17|
'Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t´i shfuqizuar, po për t´i plotësuar.
-
18
|Mateo 5:18|
Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.
-
19
|Mateo 5:19|
Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t´u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t´i vërë në praktikë dhe do t´ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.
-
20
|Mateo 5:20|
Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13