-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Mateo 5:21|
Ju keni dëgjuar se u qe thënë të lashtëve: "Mos vrisni"; dhe: "Kushdo që vret do t´i nënshtrohet gjyqit";
-
22
|Mateo 5:22|
por unë po ju them: "Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t´i nënshtrohet gjyqit; dhe kush i thotë vëllait të vet: "Rraka", do t´i nënshtrohet sinedrit; dhe kush do t´i thotë: "Budalla", do t´i nënshtrohet zjarrit të Gehenës.
-
23
|Mateo 5:23|
Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje,
-
24
|Mateo 5:24|
lëre atje ofertën tënde para altarit dhe shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde.
-
25
|Mateo 5:25|
Bëj një marrëveshje miqësore me kundërshtarin tënd, sa je në një rrugë me të, që kundërshtari yt të mos të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi të të dorëzojë te rojtari dhe ti të futesh në burg.
-
26
|Mateo 5:26|
Në të vërtetë të them se nuk do të da-lësh prej andej pa e paguar edhe qindarkën e fundit.
-
27
|Mateo 5:27|
Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën".
-
28
|Mateo 5:28|
Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.
-
29
|Mateo 5:29|
Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;
-
30
|Mateo 5:30|
dhe në qoftë se dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse është më mirë që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehena gjithë trupi yt.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13