-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Mateo 15:12|
Atëherë dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: "A e di se farisenjtë, kur i dëgjuan këto fjalë u skandalizuan?'.
-
13
|Mateo 15:13|
Por ai duke u përgjigjur u tha: "Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë.
-
14
|Mateo 15:14|
Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në gropë'.
-
15
|Mateo 15:15|
Atëherë Pjetri iu përgjigj dhe i tha: "Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë'.
-
16
|Mateo 15:16|
Dhe Jezusi tha: "As juve s´keni kuptuar akoma?
-
17
|Mateo 15:17|
A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz?
-
18
|Mateo 15:18|
Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun.
-
19
|Mateo 15:19|
Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.
-
20
|Mateo 15:20|
Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash pa i larë duart nuk e ndot njeriun'.
-
21
|Mateo 15:21|
Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 35-36