-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 1:11|
Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.
-
12
|Mateo 1:12|
Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.
-
13
|Mateo 1:13|
Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.
-
14
|Mateo 1:14|
Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.
-
15
|Mateo 1:15|
Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.
-
16
|Mateo 1:16|
Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.
-
17
|Mateo 1:17|
Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.
-
18
|Mateo 1:18|
Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.
-
19
|Mateo 1:19|
Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.
-
20
|Mateo 1:20|
Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: "Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç´është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13