-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Mateo 3:13|
Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t´u pagëzuar prej tij.
-
14
|Mateo 3:14|
Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: "Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?'.
-
15
|Mateo 3:15|
Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: "Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi'. Atëherë ai e lejoi.
-
16
|Mateo 3:16|
Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;
-
17
|Mateo 3:17|
dhe ja një zë nga qielli që tha: "Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur'.
-
1
|Mateo 4:1|
Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
-
2
|Mateo 4:2|
Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
-
3
|Mateo 4:3|
Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: "Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë'.
-
4
|Mateo 4:4|
Por ai, duke iu përgjigjur, tha: "Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"'.
-
5
|Mateo 4:5|
Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5