-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Mateo 2:6|
"Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin"'.
-
7
|Mateo 2:7|
Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë.
-
8
|Mateo 2:8|
Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: "Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj'.
-
9
|Mateo 2:9|
Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija.
-
10
|Mateo 2:10|
Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.
-
11
|Mateo 2:11|
Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.
-
12
|Mateo 2:12|
Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.
-
13
|Mateo 2:13|
Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: "Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë'.
-
14
|Mateo 2:14|
Jozefi, pra, u zgjua, mori fëmijën dhe nënën e tij natën dhe iku në Egjipt.
-
15
|Mateo 2:15|
Dhe qëndroi aty deri sa vdiq Herodi, që të përmbushet ç´ishte thënë nga Zoti me anë të profetit: "E thirra birin tim nga Egjipti'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5