-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Mateo 1:21|
Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t´i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre'.
-
22
|Mateo 1:22|
E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:
-
23
|Mateo 1:23|
'Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t´i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"'.
-
24
|Mateo 1:24|
Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;
-
25
|Mateo 1:25|
por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.
-
1
|Mateo 2:1|
Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem,
-
2
|Mateo 2:2|
duke thënë: "Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar'.
-
3
|Mateo 2:3|
Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi.
-
4
|Mateo 2:4|
Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti.
-
5
|Mateo 2:5|
Dhe ata i thanë: "Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16