-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Mateo 4:6|
dhe i tha: "Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t´u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"'.
-
7
|Mateo 4:7|
Jezusi i tha: "Éshtë shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"'.
-
8
|Mateo 4:8|
Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,
-
9
|Mateo 4:9|
dhe i tha: "Unë do të t´i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron'.
-
10
|Mateo 4:10|
Atëherë Jezusi i tha: "Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"'.
-
11
|Mateo 4:11|
Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.
-
12
|Mateo 4:12|
Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile.
-
13
|Mateo 4:13|
Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
-
14
|Mateo 4:14|
që të përmbushej ç´ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
-
15
|Mateo 4:15|
'Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5