-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Mateo 2:16|
Atëherë Herodi, duke parë se dijetarët e kishin mashtruar, u zemërua fort dhe urdhëroi të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në tërë rrethinën e tij, nga dy vjeç e poshtë,
-
17
|Mateo 2:17|
Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremi që thotë:
-
18
|Mateo 2:18|
'Në Ramë u dëgjua një klithmë, një vaje një qarje dhe gjëmë e madhe; Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më'.
-
19
|Mateo 2:19|
Pasi vdiq Herodi, ja një engjëll i Zotit i shfaqet në ëndërr Jozefit në Egjipt,
-
20
|Mateo 2:20|
dhe i thotë: "Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit, sepse ata që donin ta vrisnin fëmijën kanë vdekur'.
-
21
|Mateo 2:21|
Dhe ai u çua, mori fëmijën dhe nënën e tij dhe shkoi në vendin e Izraelit;
-
22
|Mateo 2:22|
por, kur dëgjoi se Arkelau mbretëronte në Judë në vend të Herodit, atit të tij, pati frikë të shkojë atje. Dhe, mbasi u udhëzua nga Perëndia në ëndërr, iku në krahinën e Galilesë,
-
23
|Mateo 2:23|
dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: "Ai do të quhet Nazareas'.
-
1
|Mateo 3:1|
Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,
-
2
|Mateo 3:2|
dhe thoshte: "Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!'
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5