-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Génesis 34:10|
Kështu ju do të banoni me ne dhe vendi do të jetë në dispozicionin tuaj; banoni në të, bëni tregëti dhe blini prona".
-
11
|Génesis 34:11|
Pastaj Sikemi u tha të atit dhe të vëllezërve të Dinës: "Bëni që unë të gjej hir në sytë tuaj dhe do t´ju jap çfarëdo gjë që do të më kërkoni.
-
12
|Génesis 34:12|
Më caktoni madje një pajë të madhe dhe një dhuratë, dhe unë do t´ju jap sa të kërkoni, por ma jepni vajzën për grua".
-
13
|Génesis 34:13|
Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjegjën Sikemit dhe Hamorit, të atit, dhe u folën atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte çnderuar motrën e tyre Dina,
-
14
|Génesis 34:14|
dhe u thanë atyre: "Nuk mund ta bëjmë këtë gjë, domethënë ta japim motrën tonë një njeriu të parrethprerë, sepse kjo do të ishte një turp për ne.
-
15
|Génesis 34:15|
Vetëm me këtë kusht do ta pranojmë kërkesën tuaj, domethënë po të jetë se bëheni si ne, duke rrethprerë çdo mashkull nga ju.
-
16
|Génesis 34:16|
Atëherë ne do t´ju japim bijat tona dhe do të marrim bijat tuaja, do të banojmë bashkë me ju dhe do të bëhemi një popull i vetëm.
-
17
|Génesis 34:17|
Por në qoftë se nuk doni të na dëgjoni dhe nuk dëshironi të rrethpriteni, ne do të marrim bijën tonë dhe do të ikim".
-
18
|Génesis 34:18|
Fjalët e tyre i pëlqyen Hamorit dhe Sikemit, birit të Hamorit.
-
19
|Génesis 34:19|
Dhe i riu nuk vonoi ta kryejë atë gjë, sepse e donte të bijën e Jakobit dhe ishte njeriu më i nderuar në tërë shtëpinë e të atit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 11-13