-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Génesis 50:14|
Mbasi varrosi të atin, Jozefi u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit e tij dhe me të gjithë ata që ishin ngjitur deri atje për të varrosur atin e tij.
-
15
|Génesis 50:15|
Vëllezërit e Jozefit kur panë se ati i tyre vdiq, thanë: "Mos vallë Jozefi na mban inat dhe merr hak për tërë të keqen që i kemi bërë?".
-
16
|Génesis 50:16|
Atëherë i çuan fjalë Jozefit: "Ati yt para se të vdiste dha këtë porosi duke thënë:
-
17
|Génesis 50:17|
"Kështu do t´i thoni Jozefit: "Falu vëllezërve të tu të keqen që të kanë bërë, mëkatin e tyre, sepse të kanë bërë keq". Falu, pra, tani krimin shërbëtorëve të Perëndisë të atit tënd". Jozefi qau kur i folën kështu.
-
18
|Génesis 50:18|
Pastaj erdhën edhe vëllezërit e tij dhe u shtrinë para tij, dhe i thanë: "Ja, ne jemi shërbëtorët e tu".
-
19
|Génesis 50:19|
Jozefi u tha atyre: "Mos u trembni, se mos jam unë në vend të Perëndisë?.
-
20
|Génesis 50:20|
Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t´i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë.
-
21
|Génesis 50:21|
Tani, pra, mos kini frikë; unë do të siguroj ushqimin për ju dhe për bijtë tuaj". Kështu u dha zemër dhe i foli zemrës së tyre me ëmbëlsi.
-
22
|Génesis 50:22|
Kështu Jozefi banoi në Egjipt, ai dhe shtëpia e të atit, dhe jetoi njëqind e dhjetë vjet.
-
23
|Génesis 50:23|
Jozefi pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë; edhe bijtë e Makirit, bir i Manasit, lindën mbi gjunjët e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10