-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Génesis 48:19|
Por i ati refuzoi dhe tha: "E di, biri im, e di; edhe ai do të bëhet një popull, edhe ai do të jetë i madh; megjithatë, vëllai yt më i vogël do të bëhet më i madh se ai, dhe pasardhësit e tij do të bëhen një mori kombesh".
-
20
|Génesis 48:20|
Dhe atë ditë i bekoi duke thënë: "Për ty Izraeli ka për të bekuar, duke thënë: "Perëndia të të bëj si Efraimi dhe si Manasi!"". Kështu ai e vuri Efraimin para Manasit.
-
21
|Génesis 48:21|
Pastaj Izraeli i tha Jozefit: "Ja, unë kam për të vdekur pas pak, por Perëndia do të jetë me ju dhe do t´ju çojë përsëri në vendin e etërve tuaj.
-
22
|Génesis 48:22|
Veç kësaj, ty po të jap një pjesë më të madhe në krahasim me vëllezërit e tu, atë që fitova nga Amorejtë me shpatën dhe harkun tim".
-
1
|Génesis 49:1|
Pastaj Jakobi thirri bijtë e tij dhe tha: "Mblidhuni që unë t´ju njoftoj çfarë do t´ju ndodhë në ditët e ardhshme.
-
2
|Génesis 49:2|
Mblidhuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit! Dëgjoni Izraelin, atin tuaj!
-
3
|Génesis 49:3|
Ruben, ti je i parëlinduri im, forca ime, filli i fuqisë sime, i dalluar për dinjitet dhe për forcë.
-
4
|Génesis 49:4|
I rrëmbyer si uji, ti nuk do të kesh epërsinë, sepse hipe mbi shtratin e atit tënd dhe e përdhose. Ai hipi mbi shtratin tim.
-
5
|Génesis 49:5|
Simeoni dhe Levi janë vëllezër: shpatat e tyre janë vegla dhune.
-
6
|Génesis 49:6|
Mos hyftë shpirti im në mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftë me kuvendin e tyre! Sepse në mërinë e tyre kanë vrarë njerëz, në kryeneçësinë e tyre u kanë prerë leqet e këmbëve demave.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13