-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Génesis 49:7|
Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qënë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qënë mizor! Unë do t´i ndaj te Jakobi dhe do t´i shpërndaj te Izraeli.
-
8
|Génesis 49:8|
Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje.
-
9
|Génesis 49:9|
Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë?
-
10
|Génesis 49:10|
Skeptri nuk do t´i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, deri sa të vijë Shilohu; dhe atij do t´i binden popujt.
-
11
|Génesis 49:11|
Ai e lidh gomarin e tij të vogël në pjergull dhe kërriçin e gomaricës së tij në pjergullën më të mirë; i lan rrobat e tij në verë dhe mantelin e tij në gjakun e rrushit.
-
12
|Génesis 49:12|
Ai i ka sytë të ndritura nga vera dhe dhëmbët e bardha nga qumështi.
-
13
|Génesis 49:13|
Zabuloni do të banojë në breg të deteve; dhe do të përbëjë një vendstrehim për anijet; kufiri i tij do të zgjatet drejt Sidonit.
-
14
|Génesis 49:14|
Isakari është një gomar i fuqishëm, i shtrirë nëpër vathë.
-
15
|Génesis 49:15|
Ai e pa që çlodhja është e mirë dhe që vendi është i këndshëm; ai përkuli kurrizin për të mbajtur peshën dhe u bë një shërbëtor i punës së detyruar.
-
16
|Génesis 49:16|
Dani do ta gjykojë popullin e tij, si një nga fiset e Izraelit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13