-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Génesis 35:29|
Kështu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditë; dhe Esau dhe Jakobi, bijtë e tij, e varrosën.
-
1
|Génesis 36:1|
Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.
-
2
|Génesis 36:2|
Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;
-
3
|Génesis 36:3|
dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.
-
4
|Génesis 36:4|
Ada i lindi Esaut Elifazin;
-
5
|Génesis 36:5|
Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.
-
6
|Génesis 36:6|
Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,
-
7
|Génesis 36:7|
sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t´i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.
-
8
|Génesis 36:8|
Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.
-
9
|Génesis 36:9|
Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 11-13