-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
40
|Génesis 36:40|
Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,
-
41
|Génesis 36:41|
kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,
-
42
|Génesis 36:42|
kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,
-
43
|Génesis 36:43|
kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.
-
1
|Génesis 37:1|
Por Jakobi banoi në vendin ku i ati kishte qëndruar, në vendin e Kanaanëve.
-
2
|Génesis 37:2|
Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre.
-
3
|Génesis 37:3|
Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët.
-
4
|Génesis 37:4|
Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t´i flisnin në mënyrë miqësore.
-
5
|Génesis 37:5|
Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër.
-
6
|Génesis 37:6|
Ai u tha atyre: "Dëgjoni, ju lutem, ëndrrën që pashë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 11-13