-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
24
|Génesis 46:24|
Bijtë e Neftalisë: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.
-
25
|Génesis 46:25|
Këta qenë bijtë e Bilhahut, që Labano ia kishte dhënë bijës së tij Rakela dhe që kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatë veta.
-
26
|Génesis 46:26|
Njerëzit që erdhën me Jakobin në Egjipt, pasardhës të tij, pa llogaritur gratë e bijve të Jakobit, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta.
-
27
|Génesis 46:27|
Bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy. Tërë personat e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin gjithsej shtatëdhjetë veta.
-
28
|Génesis 46:28|
Por Jakobi dërgoi para tij Judën me qëllim që ta fuste në vendin e Goshenit. Dhe kështu ata arritën në vendin e Goshenit.
-
29
|Génesis 46:29|
Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.
-
30
|Génesis 46:30|
Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je akoma gjallë".
-
31
|Génesis 46:31|
Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: "Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t´i them: "Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.
-
32
|Génesis 46:32|
Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë".
-
33
|Génesis 46:33|
Kur Faraoni do t´ju thërrasë dhe do t´ju thotë: "Me ç´punë merreni?", ju do t´i përgjigjeni:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7