-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Génesis 11:4|
Dhe thanë: "O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t´i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut".
-
5
|Génesis 11:5|
Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.
-
6
|Génesis 11:6|
Dhe Zoti tha: "Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t´i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
-
7
|Génesis 11:7|
O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit".
-
8
|Génesis 11:8|
Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
-
9
|Génesis 11:9|
Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.
-
10
|Génesis 11:10|
Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
-
11
|Génesis 11:11|
Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
-
12
|Génesis 11:12|
Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.
-
13
|Génesis 11:13|
Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4