-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Génesis 13:12|
Abrami banoi në vendin e Kanaanit dhe Loti në qytetet e fushës, duke arritur të ngrejë çadrat e tij deri në Sodomë.
-
13
|Génesis 13:13|
Por njerëzit e Sodomës ishin shumë të korruptuar dhe mëkatarë ndaj Zotit.
-
14
|Génesis 13:14|
Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit.
-
15
|Génesis 13:15|
Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, për gjithnjë.
-
16
|Génesis 13:16|
Dhe do t´i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës; prandaj në se dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu.
-
17
|Génesis 13:17|
Çohu në këmbë, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty".
-
18
|Génesis 13:18|
Atëherë Abrami i ngriti çadrat e tij dhe vajti të banojë në liset e Mamres, që ndodhen në Hebron; dhe aty ndërtoi një altar kushtuar Zotit.
-
1
|Génesis 14:1|
Por ndodhi në kohën e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve,
-
2
|Génesis 14:2|
që ata i bënë luftë Beraut, mbret i Sodomës, Birshës, mbret i Gomorës, Shinabit, mbret i Admahut, Shemeberit, mbret i Ceboimit dhe mbretit të Belës (që është Coari).
-
3
|Génesis 14:3|
Tërë këta të fundit u grumbulluan në luginën e Sidimit (që është Deti i Kripur).
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 5-7