-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Génesis 15:20|
Hitejtë, Perezejtë, Refejtë,
-
21
|Génesis 15:21|
Amorejtë, Kanaanejtë, Girgazejtë dhe Jebuzejtë".
-
1
|Génesis 16:1|
Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.
-
2
|Génesis 16:2|
Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
-
3
|Génesis 16:3|
Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.
-
4
|Génesis 16:4|
Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.
-
5
|Génesis 16:5|
Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m´u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje".
-
6
|Génesis 16:6|
Abrami iu përgjegj Sarajt: "Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç´të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
-
7
|Génesis 16:7|
Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,
-
8
|Génesis 16:8|
dhe i tha: "Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj: "Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 5-7