-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Génesis 19:3|
Por ai nguli këmbë aq shumë sa që ata erdhën tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një banket dhe poqi bukë pa tharm, dhe ata hëngrën.
-
4
|Génesis 19:4|
Por para se të shkonin në shtrat, njerëzit e qytetit, njerëzit e Sodomës, rrethuan shtëpinë; ishin të rinj e pleq, tërë popullsia e mbledhur nga çdo anë;
-
5
|Génesis 19:5|
thirrën Lotin dhe i thanë: "Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t´i njohim!".
-
6
|Génesis 19:6|
Loti doli drejt atyre para portës së shtëpisë, e mbylli portën pas tij dhe tha:
-
7
|Génesis 19:7|
"Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq!
-
8
|Génesis 19:8|
Dëgjoni, unë kam dy vajza që nuk kanë njohur burrë; prandaj më lini që t´i nxjerr jashtë dhe bëni ç´të doni me to; por mos u bëni asgjë këtyre burrave, sepse janë nën mbrojtjen e shtëpisë sime".
-
9
|Génesis 19:9|
Por ata i thanë: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.
-
10
|Génesis 19:10|
Por ata njerëz zgjatën duart e tyre dhe e tërhoqën Lotin brenda shtëpisë bashkë me ta, dhe mbyllën derën.
-
11
|Génesis 19:11|
Goditën verbërisht njerëzit që ishin te dera e shtëpisë, nga më i vogli deri te më i madhi, kështu që u lodhën në orvatjen për të gjetur derën.
-
12
|Génesis 19:12|
Atëherë ata njerëz i thanë Lotit: "Kë ke tjetër këtu? Nxirr nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 5-7