-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Génesis 2:10|
Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin dhe ndahej në katër rrjedha uji.
-
11
|Génesis 2:11|
Emri i lumit të parë është Pishon; është ai që rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka flori;
-
12
|Génesis 2:12|
dhe floriri i këtij vendi është i mirë; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.
-
13
|Génesis 2:13|
Emri i lumit të dytë është Gihon, dhe ai rrethon tërë vendin e Kushit.
-
14
|Génesis 2:14|
Emri i lumit të tretë është Tigri, dhe është ai që rrjedh në lindje të Asirisë. Lumi i katërt është Eufrati.
-
15
|Génesis 2:15|
Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.
-
16
|Génesis 2:16|
Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: "Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;
-
17
|Génesis 2:17|
por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri".
-
18
|Génesis 2:18|
Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t´i bëj një ndihmë që i leverdis".
-
19
|Génesis 2:19|
Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t´i quante; dhe sido që njeriu t´i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10