-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Génesis 21:27|
Atëherë Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe të dy lidhën aleancë.
-
28
|Génesis 21:28|
Pastaj Abrahami vuri mënjanë shtatë qengja femër të kopesë.
-
29
|Génesis 21:29|
Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: "Ç´kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?".
-
30
|Génesis 21:30|
Abrahami u përgjegj: "Ti do t´i pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus".
-
31
|Génesis 21:31|
Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar.
-
32
|Génesis 21:32|
Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve.
-
33
|Génesis 21:33|
Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë.
-
34
|Génesis 21:34|
Dhe Abrahami qëndroi si i huaj shumë kohë në vendin e Filistejve.
-
1
|Génesis 22:1|
Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u përgjegj: "Ja ku jam".
-
2
|Génesis 22:2|
Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 5-7