-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
43
|Génesis 27:43|
Prandaj, biri im, bindju fjalëve që të them: Çohu dhe ik shpejt në Haran te Labano, vëllai im;
-
44
|Génesis 27:44|
dhe qëndro ca kohë me të, deri sa t´i kalojë zemërimi vëllait tënd,
-
45
|Génesis 27:45|
deri sa mëria e vëllait tënd të largohet prej teje dhe ai të harrojë atë që i ke bërë; atëherë do të dërgojë njerëz që të të marrin prej andej. Pse duhet t´ju humbas që të dyve brënda një dite të vetme?".
-
46
|Génesis 27:46|
Pastaj Rebeka i tha Isakut: "Jam neveritur nga jeta për shkak të bijave të Hethit. Në rast se Jakobi merr për grua një nga bijat e Hethit, një grua si ato të vendit, ç´më duhet jeta?".
-
1
|Génesis 28:1|
Atëherë Isaku thiri Jakobin, e bekoi, i dha këtë urdhër dhe i tha: "Mos u marto me një grua nga Kanaanët.
-
2
|Génesis 28:2|
Çohu, shko në Padan-Aram, në shtëpinë e Bethuelit, i ati i nënës sate, dhe merr për grua një nga bijat e Labanos, vëllait të nënës sate.
-
3
|Génesis 28:3|
Perëndia i plotfuqishëm të bekoftë, të bëftë pjellor dhe të shumoftë, në mënyrë që ti të bëhesh një kuvend popujsh,
-
4
|Génesis 28:4|
dhe të dhëntë bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhësve të tu, në mënyrë që ti të jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe që Perëndia ia fali Abrahamit".
-
5
|Génesis 28:5|
Kështu Isaku e nisi Jakobin, që shkoi në Padan-Aram te Labano, biri i Bethuelit, Arameu, i vëllai i Rebekës, nëna e Jakobit dhe e Esaut.
-
6
|Génesis 28:6|
Por Esau pa që Isaku kishte bekuar Jakobin dhe e kish nisur në Padan-Aram që të merrte atje një grua por, duke e bekuar, i kishte dhënë këtë urdhër duke thënë: "Mos merr grua nga bijat e Kanaanit";
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 8-10