-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Génesis 32:12|
Dhe ti the: "Pa tjetër, unë do të të bëj mirë dhe do t´i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit, që nuk mund të llogaritet se është shumë e madhe"".
-
13
|Génesis 32:13|
Kështu Jakobi e kaloi natën në atë vend, dhe nga ato që kishte nëpër duar ai zgjodhi një dhuratë për vëllanë e tij Esau:
-
14
|Génesis 32:14|
dyqind dhi, njëzet cjep, dyqind dele dhe njëzet desh,
-
15
|Génesis 32:15|
tridhjetë deve qumështore me të vegjëlit e tyre, dyzet lopë dhe dhjetë dema, njëzet gomarica dhe dhjetë mëza.
-
16
|Génesis 32:16|
Pastaj ua dorëzoi shërbyesve të tij, çdo kope për llogari të vet, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Kaloni para meje dhe lini një farë hapësire midis një kopeje dhe tjetrës".
-
17
|Génesis 32:17|
Dhe i dha urdhër të parit: "Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: "I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?",
-
18
|Génesis 32:18|
ti do të përgjigjesh: "Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh"".
-
19
|Génesis 32:19|
Ai i dha të njëjtin urdhër të dytit, të tretit dhe gjithë atyre që ndiqnin kopetë, duke u thënë: "Në këtë mënyrë do t´i flisni Esaut kur do ta takoni;
-
20
|Génesis 32:20|
dhe do t´i thoni: "Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh"". Sepse thoshte: "Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë".
-
21
|Génesis 32:21|
Kështu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natën në fushim.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 8-10