- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Juan 10:1|
									'Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar;									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Juan 10:2|
									kurse kush hyn nëpër derë është bariu i deleve.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Juan 10:3|
									Atij ia hap portieri; delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Juan 10:4|
									Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Juan 10:5|
									Por nuk ndjekin asnjë të huaj, por do të ikin larg tij, sepse nuk e njohin zërin e të huajve'.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Juan 10:6|
									Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Juan 10:7|
									Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Juan 10:8|
									Të gjithë ata që erdhën para meje janë vjedhës e kusarë; por delet nuk i kanë dëgjuar.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Juan 10:9|
									Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Juan 10:10|
									Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15