- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Juan 10:21|
									Të tjerë thoshnin: "Këto nuk janë fjalë të një të demonizuari; a mundet një demon t´ua hap sytë të verbërve?'.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Juan 10:22|
									U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Juan 10:23|
									Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Juan 10:24|
									E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: "Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas'.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Juan 10:25|
									Jezusi u përgjigj atyre: "Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Juan 10:26|
									Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Juan 10:27|
									Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Juan 10:28|
									dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t´i rrëmbejë nga dora ime.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Juan 10:29|
									Ati im, që m´idha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t´i rrëmbejë nga dora e Atit tim.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Juan 10:30|
									Unë dhe Ati jemi një'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15