- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Juan 10:31|
									Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Juan 10:32|
									Jezusi u përgjigj atyre: "Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?'.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Juan 10:33|
									Judenjtë u përgjigjën duke thënë: "Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi'.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Juan 10:34|
									Jezusi u përgjigj atyre: "A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Juan 10:35|
									Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Juan 10:36|
									ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Juan 10:37|
									Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Juan 10:38|
									por nëse i bëj, edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë'.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Juan 10:39|
									Për këtë arsye ata kërkonin përsëri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Juan 10:40|
									Dhe shkoi përsëri përtej Jordanit, në vendin ku më parë Gjoni pagëzonte; dhe ndaloi aty.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15