-
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Marcos 4:33|
Dhe me shumë shëmbëlltyra të tilla, u shpallte atyre fjalën, ashtu si ata ishin në gjendje ta kuptojnë.
-
34
|Marcos 4:34|
Dhe nuk u fliste atyre pa shëmbëlltyra, ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë.
-
35
|Marcos 4:35|
Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre: "Kalojmë te bregu matanë!
-
36
|Marcos 4:36|
Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla.
-
37
|Marcos 4:37|
Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej.
-
38
|Marcos 4:38|
Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: "Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?'.
-
39
|Marcos 4:39|
Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: "Pusho dhe fashitu!'. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.
-
40
|Marcos 4:40|
Atëherë u tha atyre: "Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?'.
-
41
|Marcos 4:41|
Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëritjetrit: "Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?'.
-
1
|Marcos 5:1|
Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 20-21