-
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Marcos 4:13|
Pastaj u tha atyre: "Nuk e kuptoni këtë shëmbëlltyrë? Po atëhere si do t´i kuptoni të gjitha shëmbëlltyrat e tjera?
-
14
|Marcos 4:14|
Mbjellësi mbjell fjalën.
-
15
|Marcos 4:15|
Ata gjatë rrugës janë ata në të cilët mbillet fjala; por pasi e kanë dëgjuar atë, vjen menjëherë Satanai dhe ua heq fjalën e mbjellë në zemrat e tyre.
-
16
|Marcos 4:16|
Po ashtu ata që e marrin farën mbi nje gurishte janë ata që, kur e kanë dëgjuar fjalën, e pranojnë menjëherë me gëzim;
-
17
|Marcos 4:17|
por nuk kanë rrënjë në vetvete, dhe janë të përkohshëm; dhe kur vjen mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohen menjëherë.
-
18
|Marcos 4:18|
Ata përkundrazi të cilët e marrin farën midis ferrave, janë ata që e dëgjojnë fjalën,
-
19
|Marcos 4:19|
por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme.
-
20
|Marcos 4:20|
Kurse ata që e morën farën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: një tridhjetë, tjetri gjashtëdhjetë dhe tjetri njëqind'.
-
21
|Marcos 4:21|
Pastaj u tha atyre: "A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?
-
22
|Marcos 4:22|
Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 15-16