-
-
Bibla Shqiptare
-
-
28
|Marcos 3:28|
Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t´u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;
-
29
|Marcos 3:29|
po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm'.
-
30
|Marcos 3:30|
Sepse ata thoshnin: "Ai ka një frymë të ndyrë!'.
-
31
|Marcos 3:31|
Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.
-
32
|Marcos 3:32|
Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: "Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë'.
-
33
|Marcos 3:33|
Por ai u përgjigj atyre duke thënë: "Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?'.
-
34
|Marcos 3:34|
Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: "Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!
-
35
|Marcos 3:35|
Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!'.
-
1
|Marcos 4:1|
Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.
-
2
|Marcos 4:2|
Dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra në shëmbëlltyra, dhe u thoshte atyre në mësimin e tij:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12