-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Marcos 4:3|
'Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë.
-
4
|Marcos 4:4|
Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën.
-
5
|Marcos 4:5|
Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s´kishte një tokë të thellë.
-
6
|Marcos 4:6|
Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha.
-
7
|Marcos 4:7|
Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt.
-
8
|Marcos 4:8|
Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind'.
-
9
|Marcos 4:9|
Pastaj ai u tha atyre: "Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!'.
-
10
|Marcos 4:10|
Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën.
-
11
|Marcos 4:11|
Dhe ai u tha atyre: "Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra,
-
12
|Marcos 4:12|
që: "Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen"'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 15-16