-
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Marcos 3:18|
Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,
-
19
|Marcos 3:19|
dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.
-
20
|Marcos 3:20|
Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s´mund të hanin.
-
21
|Marcos 3:21|
Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: "Nuk është në vete'.
-
22
|Marcos 3:22|
Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: "Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve'.
-
23
|Marcos 3:23|
Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: "Si mund Satanai të dëbojë Satananë?
-
24
|Marcos 3:24|
Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.
-
25
|Marcos 3:25|
Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.
-
26
|Marcos 3:26|
Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!
-
27
|Marcos 3:27|
Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t´ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t´ia plaçkitë shtëpinë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12