-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Marcos 3:8|
dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.
-
9
|Marcos 3:9|
Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.
-
10
|Marcos 3:10|
Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.
-
11
|Marcos 3:11|
Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: "Ti je Biri i Perëndisë!'.
-
12
|Marcos 3:12|
Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.
-
13
|Marcos 3:13|
Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.
-
14
|Marcos 3:14|
Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t´i dërgonte të predikojnë,
-
15
|Marcos 3:15|
dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.
-
16
|Marcos 3:16|
Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;
-
17
|Marcos 3:17|
Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 11-12