- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Mateo 21:1|
									Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Mateo 21:2|
									duke u thënë atyre: "Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m´isillni!									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Mateo 21:3|
									Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t´i kthejë shpejt'.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Mateo 21:4|
									Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç´ishtë thënë nga profeti, që thotë:									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Mateo 21:5|
									'I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë'.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Mateo 21:6|
									Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Mateo 21:7|
									Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Mateo 21:8|
									Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Mateo 21:9|
									Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: "Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!'.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Mateo 21:10|
									Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: "Kush është ky?'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18