-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Mateo 21:41|
Ata i thanë: "Ai do t´i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t´ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t´i japin prodhimet në kohën e vet'.
-
42
|Mateo 21:42|
Jezusi u tha atyre: "A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: "Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"?
-
43
|Mateo 21:43|
Prandaj unë po ju them se juve do t´ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t´i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
-
44
|Mateo 21:44|
Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copëcopë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar'.
-
45
|Mateo 21:45|
Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.
-
46
|Mateo 21:46|
Dhe kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Levítico 17-19