-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 21:11|
Dhe turmat thonin: "Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.
-
12
|Mateo 21:12|
Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
-
13
|Mateo 21:13|
Dhe u tha atyre: "Éshtë shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje", por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh'.
-
14
|Mateo 21:14|
Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.
-
15
|Mateo 21:15|
Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: "Hosana Birit të Davidit!', u zemëruan,
-
16
|Mateo 21:16|
dhe i thanë: "A po dëgjon ti çfarë thonë këta?'. Jezusi u tha atyre: "Po! A nuk keni lexuar kurrë: "Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi"?'.
-
17
|Mateo 21:17|
Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.
-
18
|Mateo 21:18|
Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.
-
19
|Mateo 21:19|
Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: "Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!'. Dhe fiku u tha menjëherë.
-
20
|Mateo 21:20|
Kur e panë këtë, dishepujt u çuditën dhe thanë: "Qysh u tha fiku në çast?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 22-24