- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Mateo 22:1|
									Dhe Jezusi, nisi përsëri t´u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Mateo 22:2|
									'Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Mateo 22:3|
									Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Mateo 22:4|
									Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Mateo 22:5|
									Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Mateo 22:6|
									Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Mateo 22:7|
									Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Mateo 22:8|
									Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Mateo 22:9|
									Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Mateo 22:10|
									Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18