-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Mateo 22:31|
Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç´ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:
-
32
|Mateo 22:32|
"Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve'.
-
33
|Mateo 22:33|
Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.
-
34
|Mateo 22:34|
Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.
-
35
|Mateo 22:35|
Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:
-
36
|Mateo 22:36|
'Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?'.
-
37
|Mateo 22:37|
Dhe Jezusi i tha: ""Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
-
38
|Mateo 22:38|
Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.
-
39
|Mateo 22:39|
Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
-
40
|Mateo 22:40|
Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7